Sq:Gramps 5.1 Wiki Manual - Entering and Editing Data: Brief

From Gramps
Revision as of 06:49, 3 September 2023 by Sam888 (talk | contribs) (Protected "Sq:Gramps 5.1 Wiki Manual - Entering and Editing Data: Brief": Manual rolled over for Gramps 5.2 - protecting old version from further edits ([Edit=Allow only administrators] (indefinite) [Move=Allow only administrators] (indefinite)))
(diff) ← Older revision | Latest revision (diff) | Newer revision → (diff)
Jump to: navigation, search
Paraprak Indeks Tjetri

Ky seskion u përpilua për t'ju dhënë njohuri themelore të nevojshme për të nisur vendosjen e informacioneve tuaja gjenealogjike në Gramps. Do të spjegojë si të fusni njerëz në bazën e të dhënave dhe si t'i caktoni marrëdhëniet e familjeve të tyre. (Një sqarim më i hollësishëm do të pasojë në kapitullin e radhës: Wiki udhëzues i Gramps 5.1 - Futja dhe redaktimi i të dhënave: I hollësishëm.)

Hyrje

Së pari, të identifikojmë tipin e informacionit që mund ta fusni në bazën tuaj të të dhënave të Gramps. Këto përfshijnë:

Informacione personale për një individ (emrat, adresat, datat e lindjes dhe të vdekjes, etj.)

Informacione rreth marrëdhënieve të një individi (martesat, shkurorëzimet, rrethet shoqërore, etj.)

Informacione për prindërit dhe fëmijët e një individi

Burime që vërtetojnë hulumtimin tuaj

Gramps-notes.png
Lidhjet e tasteve

Veç ndërveprimit me Gramps përmes aritkujve të menysë dhe butonave, Mund të përdorni grupin e tij të zgjeruar të "lidhjeve të tasteve." Për më shumë informacione, shihni shto-lidhjen e tastit .

Tani të vështojm me të shpejtë se si mund të futni dhe redaktoni këto lloje të ndryshme të informacioneve.

Të shtoni apo të redaktoni një person

Ka mënyra të shumta për të shtuar një person në bazën e të dhënave. Ne do të përshkojmë disa prej tyre përderisa vazhdojmë. Mënyra më e thjeshtë për të futur një person të shtoni ato nga Pamja e njerëzve. Përderisa jeni në Pamjen e njerëzve ( anësore-nofilt-fig ), kliko butonin Shto në shiritin e veglave. Shto ndonjë të dhënë që dini për këtë person në dialogun Redkto personin (shih redakto-pers-fig për detale).

Për të rdeaktuar informacione për një person që tashmë është në bazën e të dhënave, përzgjedh personin nga Pamja e njerëzve dhe kliko butonin Redakto në shiritin e veglave.

Gramps-notes.png
Mënyra tjera për të shtuar apo redaktuar një person nga Pamja e njerëzve

Gjithashtu mund të përdorni artikujt e menyve Shto... dhe Redakto... që janë në dispozicion nën Redakto. Ose mund të klikoni me të djathtën mbi personin dhe të përzgjedhni Shto... ose Redakto... nga menyja e kontekstit që del si dritare kërcyese.

Mund të shtohen njerëz në bazën e të dhënave në Pamjen e marrëdhënieve, dialogu {{man label|Redakto familje}, dhe në vende tjera ku mundet.

Të përcaktoni një marrëdhënie

Ka dy mënyra kryesore për të përcaktuar mrrëshëniet mes njerëzve - duke përdorur Pamjen e marrëdhënieve dhe dialogun Redakto familjen Nga Pamja e listës familjare. Lista familjare shpesh përdoret për të ndërtuar të gjitha marrëdhëniet brenda një familje të vetme përnjëherësh. Pamja e marrëdhënieve shpesh përdoret për të ndërtuar marrëdhënie të shumëfishta me një person të vetëm.

Për ta përcaktuar një marrëdhënie të re për Personin aktiv, kyçu në Pamjen e marrëdhënieve ( fig-familjare ) dhe do të shihni këtë individ të shfaqur si "Person aktiv". Pranë emërtimit Familja është një buton Shto (në mënyrë tipike e përfaqësuar nga një shenjë + ). Duke klikuar në butonin Shto do të afishojë dialogun Redakto familje me Personin aktiv të vendosur babai ose nëna.

Fig.3.xx. Redaktimi i një familjeje

Tani një pyetje: A ekziston tashmë në bazën e të dhënave personi që do të formojë marrëdhënie me Personin aktiv? Nëse po, kliko butonin Përzgjedh për personin tjetër. Pastaj do të keni mundësi të shfletoni listën e njerëzve në bazën e të dhënave për të përzgjedhur atë që doni. Nëse nuk ekziston, kliko butonin Shto. Kjo do t'ju mundësojë të shtoni një tjetër person në bazën e të dhënave dhe të përcaktoni marrëdhënien që ka ky person me Personin aktiv.

Gramps-notes.png
Filtrimi

Me parazgjedhje, Gramps filtron listën e afishuar për të shfaqur vetëm ato njerëz të cilët teorikisht mund të kishin marrëdhënie me Personin aktiv. Kjo do të thotë, Gramps shfaq vetëm ata njerëz datat e lindjes dhe të vdekjes të së cilëve përshtaten brenda gjithë jetës së Personit aktiv. Nëse keni dëshirë, mund të shtoni një person në listë duke klikuar butonin +. Për ta parandaluar plotësisht filtrin dhe të afishoni të gjithë njerëzit nga baza e të dhënave, kontrrollo kutinë Shfaq të gjitha.

Që të redaktoni një marrëdhënie që ekziston nga Pamja e marrëdhënieve, kliko mbi butonin Redakto pranë hyrjes përkatëse të familjes. Nëse ka më shumë se një marrëdhënie në listë, mund të përzgjedhni bashkëshortin apo shokune që doni duke klikuar butonin përkatës Redakto pranë marrëdhënies.

Fig.3.xx Përzgjedhja e një personi

Për të përcaktuar një marrëdhënie të re në Pamjen e listës familjare, kliko mbi butonin Shto në shiritin e veglave, dhe do të hapet një dialog i zbrazët Redakto familje. Në këtë vend, mund të shtoni njerëz te familja.

Të përcaktoni prindër

Fig.3.x Përzgjedh familjen

Mund të caktoni prindërit e Personit aktiv në Pamjen e marrëshënieve( fig-familjare ). Kërkohet një kujdesje e vogël për ta parandaluar krijimin e familjeve duplikate. Nëse dëshironi të shtoni Personin aktiv në një familje që tashmë ekziston, duhet të klikoni butonin Përzgjedh. Nëse familja, përfshirë edhe prindërit nuk ekziston, duhet të klikoni butonin Shto.

Nëse klikoni mbi butonin Përzgjedh, ju paraqitet dialogu Përzgjedh familje. Kjo do t'ju mundësojë të përzgjedhni familjen që ekziston, dhe pastaj Personi aktiv do të shtohet në familje si një fëmijë.


Nëse klikoni mbi butonin Shtoshto, një dialog tjetër Redakto familje paraqitet me Personin aktiv të vënë në listë në familjen e re si një fëmijë. You can add the parents to the family by either adding new people as the parents or selecting existing people as the parents.

Gnome-important.png
Paralajmërim

Nëse krijoni një familje të re dhe përzgjedhni prindër që tashmë janë në një familje që ekzidton, Gramps do të lëshojë mesazh paralajmërues. Nëse vazhdoni me ruajtjen e familjes së re, do të keni familje duplikate.

Fig.3.x. Familje duplikate

Gjithashtu mund të caktoni prindërit e një personi në Pamjen e listës familjare. Nëse familja tashmë ekziston, kliko mbi butonin Redakto në shiritin e veglave dhe shto personin si një fëmijë kur dialogu Redakto familje të afishohet. Nëse familja nuk ekziston , kliko butonin Shto për të krijuar një familje të re, dhe të shtoni prindërit dhe fëmijët e duhur.

Të përcaktoni fëmijë

Fig.3.x. Redaktues i referencës së fëmijës

Shtimi i fëmijëve në një marrëdhënie bëhet përmes një procedure të ngjajashme. Nga Pamja e marrëdhënieve apo Pamja e listës familjare, përzgjedh familjen që ekziston ose krijo një familje të re. Fëmijët mund të shtohen duke përzgjedhur butonin Shto ose Përzgjedh në të djathtë prej listës së fëmijës.

Duke klikuar butonin Shto do të afishohet dialogu Redakto personin, dhe ju mundëson të futni një person tjetër. Duke klikuar mbi butonin Përzgjedh, do t'ju mundësohet të përzgjedhni nga lista një person që ekziston. Me parazgjedhje, fëmija shtohet me tipin e marrëdhënies së lidhur nga lindja me të dy prindërit.

Nëse dëshironi të ndryshoni marrëdhënien prind/fëmijë nga parametrat e parazgjedhura të lindjes, përzgjedh fëmijën dhe kliko mbi butonin Redakto. Kjo do të afishojë dialogun Redakto referencën e fëmijës.

Shtimi i fotove dhe media objekte tjera

Mund të shtoni foto dhe media objekte tjera për njerëzit e veçantë, ngjarjet, burimet, dhe vendet. Gjithashtu mund të shtoni imazhe që nuk do të jenë të kufizuara për një person apo ngjarje të vetme (për shembull, foto familjare në grup).

Nëse doni të shtoni një imazh për një person të vetëm, Kyçu në Pamjen e njerëzve ( fig-nofilt-anësore ), përzgjedh një person, dhe kliko ikonën Redakto në shiritin e veglave. Kjo do të sjellë dialogun Redakto personin ( Redakto-fig-pers ). Pa kësaj, Përzgjedh skedën Galeri, dhe kliko butonin + për ta thirur dialogun Përzgjedh një media objekt. SHtyp një emër të skedarit ose shfleto që ta gjeni skedarin e imazhit që doni dhe pastaj siguroni një titull për atë imazh. Vazhdo të shtoni imazhe deri sa të mbaroni.

Që të shtoni imazhe që kanë të bëjnë me një marrëdhënie (për shembull, një martesë), kyçu në Pamjen e familjes ( fig-familjare ) dhe kliko dy herë në kutinë Bashkëshrt. Kjo thërret dialogun redaktues i martesës/marrëdhënies. Përzgjedh skedën Galeri dhe kliko butonin + për të shtuar një imazh.

Për të shtuar një imazh lidhur me një burim apo vend, së pari kyçu në Pamjen e burimit ( fig-burime ) ose Pamja e vendeve ( fig-vende ). Përzgjedh burimin apo vendon që doni dhe pastaj klikoni dy herë mbi të ose kliko ikonën Redakto në shiritin eveglave. Përzgjedh skedën Galeri dhe kliko butonin + për të shtuar një imazh.

Përfundimisht, për të shtuar imazhe që doni t'i përfshini në bazën e të dhënave, por të kufizuara për asnjë person, marrëdhënie, burim ose vend, kyçu në Pamjen e medias ( media-fig ). Pastaj kliko ikonën Shto në shiritin e veglave që të shtoni një imazh. Nëse tashmë keni shtuar ndonjë imazh te ndonjë galeri individuale, gjithashtu do t'i gjeni ato të vendosra në listë në Pamjen e medias.

Gramps-notes.png
Mënyra tjetër për të shtuar imazhe në galeri

Një imazh mund të shtohet në ndonjë galeri gjithmonë duke përdorur zvarrit-dhe-lësho. Artikujt mund të zvarriten nga Pamja e medias, ndonjë galeri, tryeza, menaxhuesi i skedarit apo një ueb shfletues dhe të lëshuar në galerinë e planifikuar, duke shtuar imazhin në galeri.

Në çdo galeri, gjithashtu mund të përdorni Redakto për të redaktuar informacione mbi imazhin dhe butonin - për të larguar referencën e imazhit nga ajo galeri.

Gramps-notes.png
Largimi i imazhit nga një galeri

Largimi i një media objekti nga një galeri nuk largon imazhin nga baza e të dhënave. Për të larguar plotësisht imazhin nga baza e të dhënave, hiqe atë nga Pamja e medias duke përzgjedhur së pari atë dhe më pas duke klikuar ikonën Largo në shiritin e veglave.

Të redaktoni ngjarje, burime, vende, dhe depo

Për të shtuar një ngjarje, një burim, një vend, apo një depo në bazën e të dhënave, kyçu në Pamjen e duhur të ngjarjeve ( fig-ngjarje ), Pamjen e burimeve ( fig-burime ), Pamjen e vendeve ( fig-vende ), apo Pamjen e depove ( fig-depo ). Pastaj kliko ikonën Shto' në shiritin e veglave për të shtuar objektin përkatës. Fut informacionet në dialogun Redaktues i ngjarjeve ( Redaktues i burimeve , Redaktues i vendeve , apo Redaktues i depove ).

Për të redaktuar informacione rreth ngjarjeve, burimeve, vendeve dhe depove që tashmë janë në bazën e të dhënave, kyçu në pamjen e duhur, përzgjedh një shënim që do të doni ta shihni/modifikoni dhe kliko ikonën Redakto në shiritin e veglave. Si alternative, mund të klikoni dy herë mbi shënimin për ta redaktuar atë.

Paraprak Indeks Tjetri


Gnome-important.png Special copyright notice: All edits to this page need to be under two different copyright licenses:

These licenses allow the Gramps project to maximally use this wiki manual as free content in future Gramps versions. If you do not agree with this dual license, then do not edit this page. You may only link to other pages within the wiki which fall only under the GFDL license via external links (using the syntax: [https://www.gramps-project.org/...]), not via internal links.
Also, only use the known Typographical conventions