Sq:Gramps 5.1 Wiki Manual - Settings
Paraprak | Indeks | Tjetri |
Languages: |
English • Deutsch • español • suomi • français • עברית • македонски • Nederlands • русский • shqip • slovenčina • Türkçe |
Contents
Preferenca
Shumica e parametrave në Gramps, konfigurohen në dialogun Preferenca. Për ta thirrur atë, zgjedh Redakto ->Preferenca... .
Skedat në krye afishojnë kategoritë e opsioneve që janë në dispozicion.
Të përgjithshme
Kjo kategori përmban preferenca lidhur me punën e përgjithshme të programit. Opsionet janë :
- Shto burim të parazgjedhur në import: Ky opsion ndikon në importimin e të dhënave. Nëse kjo vendoset, secili artikull që importohet, do të përmbajë një referencë burimore në skedarin e impoertuar.
Shënim Duke shtuar një burim të parazgjedhur, mund të ngadalsojë veçmas importimin e të dhënave tuaja. |
- Aktivizo kontrrolluesin e shqiptimit: Ky opsion kontrrollon aktivizimin dhe çaktivizimin e kontrrolluesit të shqiptimit për shënime. Paketa gtkspell duhet të jetë e ngarkuar që kjo të ketë efekt.
- Afisho këshillën e ditës: Ky opsion kontrrollon aktivizimin dhe çaktivizimin e dialogut Këshilla e ditës në nisje.
- Përdor hijëzimin në Pamjen e marrëdhënieve: Ky opsion kontrrollon aktivizimin dhe çaktivizimin e hijëzimit në Pamjen e marrëdhënieve. Nëse është e aktivizuar, informacioni do të grumbullohet në zona me sfond të hijëzuar.
- Afisho butona për redaktim në Pamjen e marrëdhënieve: Ky opsion kontrrollon aktivizimin dhe çaktivizimin e butonave për redaktim në Pamjen e marrëdhënieve. Nëse është e aktivizuar, ju do të shihni butonat për redkatim nga ana e djathtë e emrave të afishuar.
- Mbaj mend afishimin e pamjes së fundit: Ky opsion kontrrollon aktivizimin dhe çaktivizimin e afishimit të pamjes së fundit. Aktivizimi do t'ju çojë në pamjen ku keni ndaluar progamin herën e fundit.
- Numri i gjeneratave për përcaktimin e marrëdhënieve: Mund ta plotësoni numrin e gjeneratave që u përdorën për të përcaktuar marrëdhëniet.Vlera e parazgjedhur është. Shtegu bazë për media shtegun relativ: Këtu mund të plotësoni një shteg bazë për media objeketet. Duke klikuar butonin Direktorium merrni një redaktues për Përzgjedhjen e media direktoriumeve ku mund ta plotësoni shtegun që kërkohet.
Kjo kategori përmban preferenca lidhur me shtegun e bazës së të dhënave.
- Shtegu u bazës së të dhënave: Shtegu u parazgjedhur ku ruhen bazat e të dhënave është home directory/.gramps/grampsdb. Përderisa patjetër doni ta ndryshoni atë, qëndroni në shtegun e parazgjedhur.
- Ngarko automatikisht bazën e fundit të të dhënave: Ky opsion kontrrollon aktivizimin dhe çaktivizimin e ngarkimit në nisje të bazës së të dhënave të përdorura për herë të fundit.
Afishimi
Kjo kategori përmban preferenca lidhur me afishimin e të dhënave dhe emrave. Opsionet janë:
- Formati i emrit: Ky opsion kontrrollon afishimin e emrave. Në Gramps ka dy lloje të formateve të afishuara të emrit: formatet e parapërcaktuara, dhe formatet e zakonshme të përcaktuara nga përdoruesi. Janë të mundshme disa formate të ndryshme të parapërcaktuara të emrave: I dhënë - Parashtesë patronime, Prapashtesë e dhënë - Mbiemër me parashtesë, Prapashtesë patronimike e dhënë etj. Duke klikuar në anën e djathtë të Redakto... do të paraqitet dritarja Afisho redaktuesin e emrit ku shfaqet lista e opsioneve e cila është në dispozicion. Formati jipet si dhe një shembull. Kur nuk janë të përshtatshme formatet e parapërcaktuara, përdoruesi mund të përcaktojë formatin e vet sipas dëshirës. Mund të përdorni butonin Shro për të shtuar një format Emri në listë. Duke klikuar një herë do t'ju paraqitet një format MBIEMËR,Prapashtesë e dhënë(shkurt) si një shembull : SMITH, Edwin Jose Sr (Ed). Nëse do të kishit shtuar formate të reja të emrave në listë, butonat Largo dhe Redakto bëhen të mundshme për të ndryshuar listën e emrave të formatuar.
Shënim Vep parametrave të gjëra të sistemit, Gramps mundëson që të vendos për formatin e emrit i cili afishohet për secilin emër, përmes dialogut Redaktues i emrit (shih adv-an ). |
- Formati i emrit: Ky opsion kontrrollon afishimin e datave. Janë të mundshme disa formate të ndryshme, (sh. YYYY-MM-DD (ISO)) që mund të varen nga vendi juaj.
- Supozim për mbiemrin: Ky opsion ndikon në emrin e parë të mbiemrit të një fëmije kur ai/ajo shtohet në bazën e të dhënave. Nëse përzgjedhet Asnjëri, nuk do të ketë përpjekje për supozime. Nëse përzgjedhni Mbiemri i babait do të përdoret mbiemri i babait. Nëse përzgjedhni Kombinim i mbiemrit të nënës dhe babait do të përdoret emri i babait i ndjekur me emrin e nënës. Përfundimisht, stili Islandez do të përdorë emrin e dhënë të babait të ndjekur me prapashtesën "son" (sh. i biri i Edwin do të mendohet si Edwinsson).
- Shiriti i gjendjes: Ky opsion kontrrollon informacionin e afishuar në shiritin e gjendjes. Kjo mund të jetë ose meri i Personit aktiv dhe ID ose Marrëdhënia e personit amë.
- Shfaq tekstin në butonat e shiritit anësorë: Ky opsion kontrrollon nëse në përshkrim i tekstit afishohet pranë një ikone në shiritin anësorë. Ky opsion vepron pasi të nis programi.
Teksti
Kjo kategori përmban preferenca lidhur me atë se si duhet të paraqiten emrat personal dhe ato që mungojnë si dhe regjistrimet.
- Mbiemra që mungojnë: inë fushën e fushën ku futen të hyrat mund të përcaktoni se si duhet të afishohet një mbiemër që mungon. Vlera e parazgjedhur është [Mungon mbiemri]. Mund ta ndryshoni këtë në [--] apo në çfarëdo që të jetë më e përshtatshme për ju.
- Emri i dhënë që mungon: në fushën ku futen të hyrat mund të përcaktoni se si duhet të afishohet emri i dhënë. Vlera e parazgjedhur është [Mungon emri i dhënë]. Mund ta ndryshoni këtë si të doni.
- Regjistrime që mungojnë
- Mbiemër personal
- Emër i dhënë personal
- Regjistrim personal
Formate të ID
Kjo kategori përmban preferenca lidhur me nxjerrjen automatike të Gramps ID-ve.
- Personi: Siguron shabllonin për nxjerrjen e ID-ve për një person. Vlera e parazgjedhur: I%04d.
- Familja: siguron shabllonin për nxjerrjen e ID-ve për një familje. Vlera e parazgjedhur: F%04d.
- Vendi: Siguron shabllonin për nxjerrjen e ID-ve për një vend. Vlera e parazgjedhur: P%04d.
- Burimi: Siguron shabllonin për nxjerrjen e ID-ve për një burim. Vlera e parazgjedhur: S%04d.
- Media Objekti: Siguron shabllonin për nxjerrjen e ID-ve për një Media Objekt. Vlera e parazgjedhur: O%04d.
- Ngjarja: Siguron shabllonin për nxjerrjen e ID-ve për një ngjarje. Vlera e parazgjedhur: E%04d.
- Depo: Siguron shabllonin për nxjerrjen e ID-ve për një depo. Vlera e parazgjedhur: R%04d.
- Shënimi: Siguron shabllonin për nxjerrjen e ID-ve për një shënim. Vlera e parazgjedhur: N%04d.
Paralajmërim
Kjo kategori kontrrollon afishimin e dialogjeve për palajamërim, duke mundësuar riaktivizimin e dialogjeve që ishin çaktivizuar.
- Shtyp paraljmërimin kur të shtoni prindër tek fëmija:
- Shtyp paralajmërimin kur anuloni me të dhëna të ndryshuara
- Shtyp paralajmërimin për hulumtuesin që mungon kur eksportoni në GEDCOM
- Shfaq dialogun e gjendjes së prizave gjatë gabimeve kur ngarkohet priza
Informacione mbi hulumtuesin
Fut informacione personale tuajat në fushat përkatëse ku hyn teksti. Edhe pse Gramps kërkon informacione për ju, ky informacione përdoret ashtu që Gramps të mund të krijojë skedarë dalëse GEDCOM të vlefshme. Një skedar i vlefshëm GEDCOM kërkon informacione rreth krijuesit të skedarit. Nëse zgjedhni, mund ta lini të zbrazët informacionin, mirëpo asnjëri nga skedarët GEDCOM të eksportuar nuk do të jetë i vlefshëm.
Fushat e mundshme ku hyn telsti janë:
- Emri:
- Adresa:
- Qyteti:
- Shteti/Krahina:
- Vendi:
- ZIP/Kodi postal:
- Telefoni:
- E-posta:
Ngjyrat e shënuesit
Kjo kategori kontrrollon ngjyrën e theksuar të artikujve në listën e Personit, kur një shënues është vendosur si për një person, një familje apo një shënim.
Mund të zgjedhni ndjyra të ndryshme për:
- E plotë: ngjyra e parazgjedhur E gjelbërt: #008B00
- Për Të Bërë: ngjyra e parazgjedhur E kuqe: #F00
- E përshtatur: ngjyra e parazgjedhur Vjollcë: 8B008B
Duke klikuar në kutitë me ngjyra, paraqitet një redaktues Zgjedh ngjyrën ku mund të ndryshoni parametrat e parazgjedhura. Emri i ngjyrës mund të ndryshohet duke shtypur emrin e ngjyrës: sh. Bezh.
Nëse klikoni butonin Kthe prapa do të zhbëhen ndryshimet.
Parametra tjerë
Përveç dialogut së Preferencave , ka parametra tjerë që janë të mundshme në Gramps. Për arësye të ndryshme ato janë bërë më gati më të arritshme, siç janë sqaruar më poshtë.
Redaktues i shtyllave
Shtyllat e pamjeve të listës mund të shtohen, të largohen apo të rirregullohen në një dialog të Redaktuesit të shtyllave , shihni redaktues-i shtyllave-fig . Vetëm shtyllat e zgjedhura do të shfaqen në pamjen. Për ta ndryshuar renditjen e tyre, zvarrit cilindo rresht në vendin e dëshiruar brenda redaktuesit. Duke klikuar OK do të pasqyrojë ndryshimet në pamjen e duhur. Për ta thirrur dialogun Redaktues i shtyllës , zgjedh Redakto ->Redaktuesin e shtyllave... .
Vendosja e personit Amë
Personi Amë është personi i cili bëhet aktiv kur hapet baza e të dhënave, kur klikohet butoni Fillim apo artikulli i menysë fillestare përzgjedhet nga menyja Shko apo duke klikuar me të djathtën kudo në menynë e përmbajtjes. Butoni Fillestarë është i mundshëm në Shiritin e veglave në Pamjen e njerëzve, Pamjen e marrëdhënieve dhe në Pamjen e prejardhjes. Për të vendosur person Amë, bëje aktiv personin e dëshiruar dhe zgjedh Redakto ->Vendos person Amë... .
Përshtatja e kontrrollimeve të pamjes
Nëse shiriti i veglave, shiriti anësorër, apo filtri (nuk janë të mundshme në Pamjet e prejardhjes apo të marrëdhënieve) janë të vendosura në dirtaren kryesore, ato janë përshtatur përmes menysë së Pamjes. Në pamjet e ndryshme, kur klikoni menynë Pamje do të shfaqen tri kuti ku mund të klikoni:
- Navigation
- Shiritin e veglave
- Shiritin anësorë
- Bottom
- Full screen (F11)
Në vazhdim, varësisht nga ajo se në cilën pamje gjendeni, do të jenë të mundshme opsione të tjera.
- Gramplete: Vendos shtylla në
- Marrëdhënie: Shfaq vëllezër/motra dhe Shfaq detale
- Të gjitha Pamjet tjera: nuk ka opsione tjera
Eksporto ekranin
Në shumicën e Pamjeve, të dhënat e afishuara mund të eksportohen, zgjedh Skedar ->Eksporto Pamje... . Gramps do të eksportojë të dhëna në ekran sipas zgjedhjes tuaj (filtër, shtylla). Ky është një funksion i fuqishëm (pa kufizime), si një raport.
Manipulim i përparuar i parametrave
Gramps 3 uses INI keys stored under .gramps (gramplets, keys) for managing user preferences. Lista i ka nënartikujt vijues:
- sjellja: emrat e zakonshëm të Çelësave janë: beta paralajmërim, mundëso-vet bërjen e rezervës, përdor-këshilla...
- ndërfaqe: shumë çelësa sa i përket lartësisë dhe gjerësisë të Pamjeve të ndryshme: sh. lartësia-e ngjarjes: 450, lartësia-ref-e ngjarjes: 585, gjerësia-ref-e ngjarjes: 728, gjerësia-e ngjarjes: 712...
- shtigje: çelësa lidhur me skedarë dhe direktoriume të importuara aktualisht
- preferenca: çelësa lidhur me preferenca: të gjitha parashtesat e zakonshme , për të bërë -ngjyrat..
- hulumtues: të gjitha informacionet sa i përket hulumtuesit
Për referencë më të lehtë, mund të shënoni pozicionin e gramps, ashtu që nuk keni nevojë të rrotulloni listën e plotë.
Dokumentimi i çelësit siguron një përshkrim të shkurtë dhe të gjatë të çelësave që janë në dispozicion.
Redaktuesi i formatit të emrit
Formate të reja krijohen kurse formatet që ekzistojnë modifikohen duke përdorur këtë redaktues.
- Emri i formatit: Emri i formatit të përshtatur. Emri i formatit mund të jetë cilido varg, përdoret vetëm për të njohur formatin më vonë në listën Afisho formatin .
- Përcaktimi i formatit: Formati aktual përcaktohet këtu duke përdorur karaktere të veçanta për formatim. Para dhe pas këtyre karaktereve të veçanta, lejohet cilido karakter tjetër apo varg. Për shembull: "(%t) %L, %f" do të japë "(Dr.) SMITH, Edwin". Karakteret formatuese janë:
Karakteri | Emri | KARAKTERI | EMRI |
%f | Emri i dhënë | %F | EMRI I DHËNË |
%l | Mbiemri | %L | MBIEMRI |
%t | Titulli | %T | TITULLI |
%p | Parashtesa | %P- | PARAHTESA |
%s- | Prapashtesa | %S | PRAPASHTESA |
%c | Emri thirrës | %C | EMRI THIRRËS |
%y | Patronimik | %Y | PATRONIMIK |
- Shembull: SHfaq një shembull të gjallë se si emri do të afishohet me vargun aktual të Përcaktimit të formatit.
- Detale për përcaktimin e formatit: Shfaq një përkujtues të shpejtë të karaktereve të veçanta për formatim.
Paraprak | Indeks | Tjetri |
Languages: |
English • Deutsch • español • suomi • français • עברית • македонски • Nederlands • русский • shqip • slovenčina • Türkçe |
Special copyright notice: All edits to this page need to be under two different copyright licenses:
These licenses allow the Gramps project to maximally use this wiki manual as free content in future Gramps versions. If you do not agree with this dual license, then do not edit this page. You may only link to other pages within the wiki which fall only under the GFDL license via external links (using the syntax: [https://www.gramps-project.org/...]), not via internal links. |